Kylian Mbappe thyen rekordin e madh në Ligën e Kampionëve

Skuadra e Paris Saint Germain ka fituar në udhëtim ndaj Bayern Munich në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ekipi i Mauricio Pochetinos ka fituar ndaj Bayernit në udhëtim në “Allianz Arena” me rezultatin 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Kylian Mbappe dy herë dhe Marquinhos shënuan për Paris Saint Germain, kurse Choupo Mouting dhe Thomas Muller realizuan për bavarezët.

Me dy golat e sotëm të shënuar ndaj Bayern Munich, Kylian Mbappe ka thyer një rekord të madh në Ligën e Kampionëve, duke hyrë kështu në historinë e kompeticionit më të madh të futbollit evropian.

Mbappe është lojtari i parë në histori të Ligës së Kampionëve që ka shënuar 5 gola në ndeshjet si mysafir në fazën e eliminimit dhe në çerekfinale për një sezon të vetëm.