Kylie Jenner tregon format perfekte në fustanin e kuq, ndërsa prezanton linjën e re për festat e fundvitit

Ajo është miliarderja më e re e cila ka arritur këtë gjë përmes kompanisë së saj.

Dhe tani Kylie Jenner, 22 vjeçare, po përgatitet për lansimin e saj të radhës Kylie Cosmetics duke promovuar linjën e re me temë festash në një fustan të kuq, shkruan DailyMail

Ylli i “Keeping Up With Kardashians” pozoi e veshur me fustan me njërën nga nuancat e saj të reja të buzëkuqit.

‘Ndjenja e keqe këtë vit .. Koleksioni im i Festave fillon nesër në orën 3 pasdite! Për të festuar ne po ofrojmë transportim falas gjatë gjithë ditës! Mos u vono KylieCosmetics.com, ‘ shkroi ajo në postimin e saj.

Kylie e tëra në të kuqe, nga fustani deri tek dorezat e saj, që përputhen për koleksionin e festave 2019.

Por kjo nuk është e vetmja gjë nga ku ajo fiton para, ajo gjithashtu e mbyll edhe me partneritet të madh me kompaninë “Coty” e cila zotëron marka bukurie si ghdCoverGirl, dhe OPI.

“Coty Inc. dhe Kylie Jenner njoftuan sot se ata kanë hyrë në një partneritet strategjik afatgjatë në mënyrë që të ndërtojnë dhe zhvillojnë më tej biznesin ekzistues të bukurisë së Kylie në një markë globale’ thuhet në njoftim për shtyp.

SHPËRNDAJE