Labi ashtu siç i ndërron partitë, ndërron edhe fjalët, ja si manipuloj me opinionin publik?

Këngëtari ferizajas, njëherisht kandidat për deputet Labinot Tahiri, këtë rradhë nga AAK’ja, ka ndryshuar fjalët sa i përket asaj se pse e ka lëshuar mjekrrë, për të cilën njëherë tha se e ka bërë si shenjë proteste deri në liberlizimin e vizave, ndërsa tani thotë tjetër gjë

Ashtu siç ndërron partitë Labi ndërron edhe fjalët! Tani thotë se mjekrrën e ka bërë që të kenë mediat me çka të mirren.

“Ajo ka qenë vetëm sa për juve mediat, portalet, për ta bërë lajm. Është mjekrra jeme, kur du e heku kur du e rriti”, tha në T7.

Tahiri theksoi se duhet me i marrë për seriozisht premtimet që i ka dhënë për dorëzimin e pasaportave të familjes së tij, gjë të cilën ai tha se e ka bërë.

Kujtojmë, që deri vonë Tahiri ishte pjesë e AKR’së së Behgjet Pacollit ndërsa javë më parë iu bashkuar Ramush Haradinaj, nga i cili u nderuar me urdhërin e Skënderbeut.

SHPËRNDAJE