Labi e qeth mjekrrën dhe hanë rrush si ‘sheik’ në pishinën e shtëpisë së tij (FOTO)

Labinot Tahiri ka kaluar këtë ditë të nxehtë duke u freskuar në pishinë me ‘miq e shokë’.

Këngëtari dhe deputeti Labinot Tahiri ka vendosur që në ditën më të nxehtë të vitit të lë anash obligimet, për të shfrytëzuar pishinën në shtëpinë e tij për t’u freskuar.

Labi ka treguar përmes postimeve në rrjetin social Instagram se ai po kalon këtë ditë me ‘miq dhe shokë’.

Ai madje në një foto shihet teksa provon të arrijë rrushin që i ofron një nga shoktë e tij, derisa Labi ishte ende në pishinë.

Ndërkohë, sot është shënuar dita më e nxehtë e këtij viti, temperaturat duke shkuar deri në 38 gradë.

SHPËRNDAJE