Labi i reagon ‘live’ Batonit për një deklarim në emision me Pacollin: Unë nuk t’pshurri as në televizion

Sonte mysafir i Baton Haxhiut në emisionin e tij në Klan Kosova ka qenë i ftuar presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ku kanë diskutuar për çështjet aktuale politike me theks të veçantë për shkarkimin e ministrit të MPB-së, Bejtush Gashi dhe emërimin e Ekrem Mustafës nga Ferizaj.

Baton Haxhiu në hyrje të emisionit e ka quajtur Labinot Tahirin politikan lazdran dhe të parëndësishëm, shkruan Veriu.info

Ndaj këtij deklarimi të tij ka reaguar Labinot Tahiri për një kyçje ‘live’ në Facebook, i cili ka thënë se Ferizaj shumë më herët e ka merituar të ketë ministër, kërkesë e cila atij i është realizuar sot me ministrin e ri të MPB-së.

Labinot Tahiri iu ka drejtuar me këto fjalë Baton Haxhiu: “Mos e harro kurrë figurën time, sepse unë do t’i duhem shumë vendit, sa që ti ndoshta nuk iu ke dashur kurrë. Ti me televizion dhe me emisionet e tua ke krijuar armiqësi mes popullatës, duke iu bërë favore partive politike. Unë nuk t’pshurri as në televizion, as në karrierën time muzikore e as politike, mua nuk më vyejnë meritat, çfardo që të bëjë meritor janë vetëm popullata./Veriu.info

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE