Labi jep 1 mijë euro për shërimin e policit kosovar që ndodhet në rrezik për jetë

Familja e policit, Haki Gërguri, të aksidentuar dy ditë më parë në komunën e Obiliqit, nuk po mund ta përballojnë shumën financiare prej 3 mijë eurosh për shërimin e tij.

Familja kërkuan nga personat vullnetmirë që të ndihmojnë me mjete financiare, në mënyrë që të arrihet shuma e nevojshme për operimin e Haki Gërgurit e më pas trajtimin e tij të mëtutjeshëm.

E menjëherë pasi lajmi doli në media, në ndihmë policit Haki Gërguri i ka dalë këngëtari dhe ish deputeti, Labinot Tahiri. Labi ka dhuruar 1 mijë euro për shërimin e policit Haki Gërguri duke thënë se do ti sigurojë edhe 100 mijë në qoftë nevoja.

Njoftimi i plotë:

Edhe 1000 € për POLICIN tonë!!

Ky njeri dhe shumë si ky POLIC i nderuar betohen që ta mrbojnë qytetarin dhe shtetin edhe kur nuk ka Qeveri, ose kur nuk munden me i kry interesat e veta ata të cilêt zgjidhen nga populli!

Moti kohë populli ynë i formon qeveritë në format e veta!!!

Shembull; si sot që ky njeri kerkon ndihmë dhe kush me shumë se populli dhuron? Askush pra! Neve nuk na mbetet gjë që të shikojmë se kur bêhen qeveritë por çka është e rendesishme, është që t’ia tubojmë paratë për ta shpëtuar se bashku ne me ndihmen e Zotit.

Nesër ia dhuroj 1000 € për shërimin e tjj, e nëse është nevoja edhe 100 MIJË € ia tubojmë.

Me dashuri dhe respekt e pêrkushtim për vendin e njerezit tanë,

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

SHPËRNDAJE