Labinot Tahiri e Resul Sinani nesër aderojnë në këtë parti politike

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri nesër pritet të aderoj në partinë e Ramush Haraidnajt, AAK.

Këtë e kanë konfirmuar burime të Gazeta Blic brenda AAK-së.

” Po është çështje e kryer, Labinot Tahiri, do të jetë pjesë e AAK-së” ka thënë ky burim.

Por partia e ish kryeministrit nuk ndalet me kaq.

Të enjten në radhët e AAK-së do të bashkohet edhe ish gazetari dhe ish zyrtari i NISMA-s, Resul Sinani.

” Tahiri e Sinani do të jenë pjesë e AAK-së” ka rrëfyer burimi.

SHPËRNDAJE