Lajçak të hënën arrin në Kosovë

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, do të jetë në Kosovë më 1 mars.

Lajçak do ta nisë vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor në Kosovë ku do të qëndrojë nga 1 deri më 3 mars, derisa më pas do të shkojë në Serbi nga 3 deri më 4 mars.

Emisari Special i BE-së për dialogun do ta vizitojë edhe Malin e Zi, si pjesë e mandatit të tij rajonal, nga 4 deri më 5 mars.

Ai pritet të takohet me udhëheqësit politikë të tre shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.