Lajm fantastik për ata që duan të punojnë në Gjermani, ja ku duhet të aplikoni

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosvës,  dhe Shoqata e Ndërtuesve të Landit të Bavarisë me mbështetje nga GIZ (Bashkëpunimi Gjerman Ndërkombëtar GmbH/GIZ në Kosovë), bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit lansojnë sot shpalljen e dytë për aplikim për përzgjedhjen e 25 kandidatëve të rinjë të moshës 18 deri 25 vjeç, për Arsim dhe Aftësim Profesional në Bavari, Gjermani në fushën e ndërtimit, në profesionet e ndërtimit mbi tokë, nën tokë dhe meremetim, raporton Botapress. Me këtë  program ju ofrohet mundësia të rinjve nga Kosova, për të filluar një arsim dhe aftësim profesional në sistemin dual 2-vjeçarë në Gjermani. Mund të aplikojnë të gjithë Kandidatët nga mosha 18 deri 25 vjeç, me njohuri të mira të gjermanishtes, matematikës, fizikës dhe gjeometrisë. Programi fillon më 01.09.2018 dhe zgjat deri në korrik të vitit 2020. Me marrëveshje të dyanshme, ekziston mundësia e vazhdimit për një viti shtesë, për t‘u çertifikuar me titullin „Geselle“. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës edhe në të ardhmen e afërt do të ketë programe të njejta me partnerët përkrahës në vendet e Bashkimit Evropian në fusha dhe sektore të ndryshëm të cilët do të krijojnë mundësi më të mira për të rinjtë tanë. Aplikimi do të jetë i hapur nga sot deri me 6 dhjetor 2017 në ora 12:00, informatat dhe kriteret për aplikim i gjeni në këto linke. Kliko mbi linkun e mëposhtëm ⬇⬇⬇

LINKU 1 

LINKU 2