Berberët në Mitrovicë rrisin çmimet

Kushdo që planifikon të qethet në Mitrovicë, që nga 18 korriku, duhet të marrin më tepër para me vete.

Kjo pasi berberët kanë rritur çmimin e prerjes së flokëve, njofton portali arbresh.info.

Nga 2 euro, sa ka qenë deri tash çmimi i prerjes së flokëve në qendër të qytetit, prerja e flokëve do të kushtojë 3 euro, ndërsa në zonat jashtë qyteti çmimi nga 1.50 euro do të bëhet 2 euro.

Për rritjen e çmimeve berberët kanë marrë vendim pas diskutimeve disa ditore ndërmjet veti.

SHPËRNDAJE