Lajm i keq nga Klinika Infektive e Kosovës

Drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj, ka njoftuar se një person i prekur me Covid-19 nga kjo komunë është në gjendje të rëndë, ndërsa pesë të tjerë janë nën përcjellje shëndetësore ditore.

Osmanaj po ashtu njoftoi se janë hulumtuat kontaktet e personave me koronavirus dhe se kanë hartuar një listë prej 8 vetash që duhet testuar.

“Deri sot kemi 8 raste të konfirmuara pozitivë në coronavirus :një të vdekur,një person të shëruar,gjashtë raste nën percjellje e njëri prej tyre në gjendje të rëndë në Klinikë i cili nga 15.o4.20 ishte i shtrirë në spitalin regjional për probleme neurologjike! Rastet tjera janë nën përcjellje shëndetësore ditore! Janë hulumtuar kontaktet e përsonave covid + dhe kemi hartuar një listë prej 8 vetash që duhet testuar!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook