Lajm i keq për aplikuesit e Lotarisë Amerikane

Të gjitha aplikimet e këtij viti për Lotarinë Amerikane janë të pavlefshme. Lajmin e keq për aplikantët e dha Ambasada e SHBA në Tiranë. “Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para.

Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë. Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë.

Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019).

Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë”, njofton ambasada.

Aplikantët mund t’i gjejnë udhëzimet e Lotarisë tek faqja e Ambasadës.

SHPËRNDAJE