Lajm i keq për Kosovë: Ky vend ku jetojnë shumë kosovarë ndalon fluturimet për Prishtinë

Ambasada e Kosovës në Vjenë, ka njoftuar se do të pezullohen të gjitha fluturimet në shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe fluturimet drejt dhe nga Prishtina.

Kjo po bëhet me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim parandalimi të Covid-19.

Njoftimi i plotë:

Njoftim!

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë, njofton se Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Austrisë me qëllim të frenimit të përhapjes së krizës shëndetësore të shkaktuara nga Koronavirusi (COVID-19), nga 16 korrik 2020 do të pezulloj të gjitha fluturimet në shtetet e Ballkanit Perëndimor, perfshirë ketu edhe fluturimet drejt dhe nga Prishtina.

Kjo rregullore vlenë deri më 31 korrik 2020.

Me respekt,

Ambasada e Kosovës në Vjenë

SHPËRNDAJE