Lajm i keq për Kosovën, ylli i madh lëndohet në stërvitje

Bernard Challandes nuk do të mund të llogarit në Leart Paçaradën për ndeshjen me Maltën.

Kosova sot do të ballafaqohet me Maltën në kuadër të Ligës së Kombeve me ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45.

Mbrojtësi i majtë, Leart Paçarada është lënduar gjatë stërvitjeve me Kosovën dhe tani është FFK që ka bërë të ditur se ai do të mungojë në ndeshjen ndaj Maltës.

“Futbollisti i Kombëtares A Leart Paçarada, është lënduar gjatë stërvitjeve, ndaj nuk do të jetë në gjendje që ta ndihmojë ekipin në këto dy ndeshje dhe ai udhëton menjëherë për Gjermani”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

SHPËRNDAJE