Lajm i keq për Milaim Zekën, vjen vendimi i Gjykatës së Apelit

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit Milaim Zeka, kundër caktimit të masës se arrestit shtëpiak prej 1 muaji nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, më 17.10.2017.

“M.Z. po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprën penale “Mashtrim” nga neni 335 i të njëjtit kod, si dhe v.p. “ Shmangie nga tatimi” sipas nenit 313 të po këtij ligji”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës se parë ka gjetur drejt se, meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale të lartcekura, ka bazë ligjor për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj tij.

SHPËRNDAJE