Lajm i keq për Ramush Haradinajn – Thaçi sapo mori vendimin tronditës kundër tij

Një vendim i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Zyra Ligjore e presidentit të Kosovës, duke u mbështetur në qëndrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretimin e neneve 92 dhe 94 të Kushtetutës së Kosovës.

Kërkesa ka ardhur pas vendimit të Qeverisë për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe bartjen e një numri pronash që menaxhoheshin nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, në pronësi të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Kllokotit, Ranillugut dhe komunave të tjera.

“Kryeministri pretendohet se veproi kundërligjshëm me kthimin e pronave, Zyra Ligjore e Presidencës i drejtohet Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në një përgjigje të presidencës për lajmi. net.

Zyra Ligjore e Presidentit ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të interpretojë dy nene të Kushtetutës së Kosovës, nenin 92 dhe 94.

“Llojet e pronës duhet të jenë të rregulluara me ligj ku do të hynte edhe rregullimi i pronës së paluajtshme të Republikës së Kosovës”, thuhet në kërkesën e Zyrës Ligjore të Presidentit.

SHPËRNDAJE