Lajm i keq: Politikani i njohur evropian ndërron mendje, tash përkrah ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Eurodeputeti i cili deri tani kishte kundërshtuar korrigjimin e kufijve, tani del pro kësaj ide, duke thënë se kjo do të ndihmonte në stabilizimin e mardhënieve Kosovë – Serbi.

Lukas Mandl, deputeti austriak i Parlamentit Evropian në një intervistë për “Indeksonline” ka folur rreth zhvillimeve më të rëndësishme në Kosovë gjatë vitit 2018. Sipas tij, problem mbetet liberalizim i vizave, pasi që Kosova ende nuk ka bindur vendet anëtare se është gati të udhëtojë pa viza, duke përmendur edhe migrimin.

Mandl ka theksuar se krijimi i ushtrisë së Kosovës nuk u bë në kohën e duhur, pasi që ka ende çështje më esenciale me të cilët Kosova duhet të merret.

Ndonëse më herët ishte shprehur kundër korrigjimit të kufijve, këtë herë Mandl qëndron pro tij, nëse kjo do të ndihmonte në stabilizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

‘Sinqerisht unë u habita pak në verën e kaluar kur ndryshimet e kufijve u vendosën në agjendë, pasi që nga leximi që kanë bërë kam menduar se në Ballkan më parë ndryshimi i kufijve nxiste konflikt dhe nuk zgjidhte problemet. Ky ishte mendimi im i parë për këtë. Por, por mendim im i dytë, i cili e përcakton pozicionin tim për atë tani, është se ne nuk duhet të imponojmë nga jashtë se çfarë është në agjendën e bisedimeve midis fqinjëve’, ka thënë ai.

Deputeti i Parlamentit Evropian bënë thirrje që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë edhe po të ndodh liberalizimi i vizave, atë ta shfrytëzojnë për udhëtim dhe eksperienca të reja, por jo si mjet për të qëndruar në Evropë.

Ndërkohë, edhe kancelari Sebastian Kurz sa ishte për vizitë në Kosovë, konfirmoi se Austria mbështet marrëveshjen ligjërisht të obligueshme Kosovë-Serbi./gazetametro.net

SHPËRNDAJE