Lajm i mirë: 14 të shëruar nga Vushtrria

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës sonte ka njoftuar se 35 persona janë shëruar nga COVID-19.

14 nga këta janë nga qyteti i Vushtrrisë. Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj Komune, Xhafer Tahiri.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se 12 janë nga fshati Smrekonicë, 1 nga Pestova dhe 1 nga Vushtrria.

“14 qytetarë të Vushtrrisë sot janë shëruar nga #coronavirus.Të gjitha masat që bashkë i kemi aplikuar, çdo sakrificë që secili nga ju e keni bërë, ja ka vlejtë. Është shuar vatra në Pestovë, është shuar vatra në Vushtrri, janë shëruar 12 qytetarë nga Smrekonica, 1 nga Pestova dhe 1 nga Vushtrria”, ka thënë Tahiri.

Komuna e Vushtrrisë tash e 12 ditë nuk ka asnjë të infektuar me COVID-19.

SHPËRNDAJE