Lajm i mirë për pensionistë dhe përfitues të ndihmave sociale

Ministria e Financave njofton se sot ka bërë ekzekutimin e pagesave për muajin gusht të skemave sociale dhe pensioneve.

“Për nder të festës së Bajramit të Vogël – Kurban Bajrami, ekzekutimi i pagesave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.

Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës u uron festën e Bajramit të Vogël- Kurban Bajramin duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gjithë të mirat”, thuhet në njoftimin e tyre.

SHPËRNDAJE