Lajm i mirë për punonjësit e sektorit publik të Kosovës

Ministria e Financave e Republikës së Kosovës ka një lajm të mirë për të gjithë punëtoret që punojnë në sektorin publik.

Kjo ministri ka proceduar pagat për muajin prill për të gjithë punonjësit e këtij sektori para festës së 1 majit, e që i bije 3 ditë para përmbylljes së muajit.

Kjo reflekton pozitën shumë të mirë financiare të buxhetit të Republikës së Kosovës./Botapress

SHPËRNDAJE