Lajm i mirë për të gjithë ata që kanë punuar në Zvicër, Kuvendi sapo miratoi këtë marrëveshje

Me 86 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, raporton Indeksonline.

Me këtë marrëveshje, qytetarëve kosovarë të cilët kanë punuar një kohë të gjatë në Konfederatën Zvicerane, do të ju mundësohet, që pas arritjes së moshës të pensionimit, të kenë të drejtë që këtë pension ta marrin në Kosovë.

Kurse, personat të cilët banojnë në Zvicër dhe plotësojnë kushtet për përfitimit të ndonjërit pension sipas legjislacionit të zbatueshëm, pala kosovare është e obliguar që ta eksportoj pagesën e pensionit nga Kosova në Zvicër. /Indeksonline/

SHPËRNDAJE