Lajm i rëndë: Humb jetën reperi i njohur në moshën 34 vjeçare

Në moshën 34 vjeçare ka humbur jetën reperi i njohur kanadez, Jon James McMurray

Kjo ndodhi pasi u rrëzua nga krahu i aeroplanit teksa po xhironte një klip muzikor.
34-vjeçari humbi jetën në British Columbia të shtunën.

Reperi po performonte në krahun e Cessna të voglës, kur spiralet e aeroplanit shkuan drejt rënies.

Ai ishte përgatitur për klipin me muaj dhe është trajnuar intensivisht. Pjesë e klipit ishte performanca e tij teksa po mbahej në krahun e aeroplanit, transmeton rtv21.

Grupi i tij thanë se spiralet e aeroplanit po shkonin drejt rënies dhe Jon u mbajt në krahun e aeroplanit derisa u bë shumë vonë për të të hapte parashutën.

“Akti i tij i fundit ishte performanca në aeorplan që nënkuptonte këndimin rep teksa mbahej në krah. Ai u trajnua intensivisht për këtë sekuencë; sidoqoftë, dhe kur Joni u mbajt nga krahu i aeroplanit, kjo ndikoi që Cessna e vogël të shkonte në rënie dhe piloti nuk arriti ta kontrollonte”, thuhet në qëndrimin e grupit të tij.

Piloti tentoi të rikthente kontrollin e aeroplanit dhe zbriti sigurt disa minuta më vonë. Trupi i Jonit u gjet në sanë të një farmeri të Sydney Fox.

Autoritetet thonë se ende janë duke e hulumtuar humbjen e jetës së reperit.

SHPËRNDAJE