Lajm i rëndësishëm për të gjithë nga Policia e Kosovës

Gjoba shumë të larta është duke aplikuar Policia e Kosovës ndaj çdo personi që thyen rregullat në komunikacion. Aplikimi i këtyre gjobave ka filluar nga 1 janari i këtij viti.

“Qëllimi ynë për zbatimin e ligjit të ri për trafikun rrugor është krijimi i një sigurie më të madhe në trafik”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.“Ne kemi parë se vitin e kaluar janë rritur aksidentet me fatalitet, andaj kemi marrë masa për ta ndryshuar situatën”, ka shtuar ai.

Që nga një janari Policia e Kosovës ka shqiptuar 15,092 gjoba bazuar në rregullat e reja të komunikacionit rrugor, prej tyre 14,230 persona janë dënuar deri në 500 euro.(Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Në gjashtë raste policia ka shqiptuar gjoba deri në 1000 euro, ndërkohë që në 856 raste shkelësit e rregullave të komunikacionit policia i ka dërguar në gjykatë.Policia thotë se 214 personave i u është ndaluar drejtimi i automjeteve. Mbi 500 ngasës kanë pësuar nga heqja e pikëve pasi ata kishin shkelur rregullat e parapara me ligjin për trafik.