Lajm katastrofal për Kosovën sapo erdhi nga BE-ja

Zëdhënsja e BE-së Maja Kocijancic ka thënë se politika e Brukselt nuk ka ndryshuar dhe se asteriksi, i ashtuquajturi “yllth”, i cili e shënon neutralitetin e statusit përdoret në të gjitha dokumentet zyrtare, në të cilat përmendet Kosovës.

“Politika jonë rreth kësaj çështjeje nuk ka ndryshuar” i ka thënë Kocijancic agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, transmeton gazetametro.net.

Gazeta serbe “Politika” shkruan se pas shkrimeve në mediet serbe se shefja e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini ka bërë ‘gaf’ dhe ‘e ka njohur Kosovën’ duke mos e përdorur gjithmonë fusnotën në emrin e Kosovës në portalin e Shërbimit të politikës së jashtme të BE-së, Kocijancic thotë se kjo shenjë përdoret në të gjitha dokumentet zyrtare të EEAS-së./gazetametro.net

SHPËRNDAJE