Lajm shpresdhënës për Kosovën vjen nga Vedat Muriqi, para ndeshjeve të tetorit

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka rezultuar negativ në testin për koronavirus dhe sonte po pret edhe rezultatit e testit të dytë.

Gazetari nga Super Sport, Arlind Sadiku, ka njoftuar se sulmuesi i Lazios ka rezultuar negativ dhe se tani është në pritje të rezultatit të testit të dytë.

Nëse edhe në testin e dytë Muriqi rezulton negativ, atëherë ai do vlerësohet si i shëruar nga koronavirusi dhe që nesër do udhëtoj drejt Romës për t’iu bashkuar Lazios.

SHPËRNDAJE