Lajm tragjik: Bie nga ballkoni i shtëpisë, punëtori vdes në spitalin e këtij qyteti të Kosovës

Një person ka rën nga kati i parë i shtëpisë ku po punonte në fshatin Pobërgj të Deçanit.

Policia njofton se viktima derisa po punonte në një shtëpi është rrëzuar nga ballkoni i katit të parë ku edhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, transmeton Magazina.al

Viktima  është dërguar në spitalin rajonal të  Pejës,  aty nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.

Rastit ju kanë përgjigjur njësit relevante policore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i lirohet familjarëve  për ceremoni mortore. Rastit po hetohet nga policia.

SHPËRNDAJE