Lajm tragjik: Edhe një kosovar tjetër vdes në vendin e tij të punës

Edhe një kosovar tjetër ka humbur jetën në vendin e tij të punës.

Kësaj radhe ndërrimi i shtyllave elektrike ka qenë fatale për punëtorin elektricist, në komunën e Malishevës, njofton Klan Kosova.

Rastin e konfirmoi për klankosova.tv Komandanti i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, ndërsa tha se punëtori i një kompanie private që ishte kontraktuar nga KEDS-i për t’i ndërruar shtyllat elektrike në fshatin Banjë, ka vdekur pasi gjatë largimit të shtyllave të vjetra njëra nga to i ka rënë në kokë.

”Po rasti ka ndodhur dje pas orës 16.00 në fshatin Banjë të Malishevës, kjo ka ndodhur derisa i ka monitoruar shtyllat e reja duke i zhvendosur shtyllat e drunit ato të vjetrat. me kamion duke e hjekur një shtyllë aksidentalisht nuk ka shku mirë puna rreth hjekjes së shtyllës, ajo është këput dhe e ka goditur pikërisht atë manipulatorin që ka shërbyer për ta ngarkuar shtyllën në kamion dhe e ka goditur në kokë punëtorin. Personi në fjalë besohet të ketë qenë rreth moshës 50 vjeç”, ka thënë Berisha, njofton Klan Kosova.

Ai ka bërë të ditur se viktima në shtëpinë e Shëndetit është dërguar pa shenja jete.

Vdekjet në vendin e punës vetëm gjatë këtij viti kanë arritur në 18.

SHPËRNDAJE