Lajmërohet Alma Lama: Presidenti i takon LDK’së, pikë

Ish- deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama është përfshirë në debatin e madh mes LDK’së dhe VV’së për pazaret e tyre për pozita të rëndësishme nëpër institucionet kosovare.

Lama ka thënë se bazuar në sistemin aktual politik, presidenti zgjidhet nga ana e parlamentit, dhe kësisoj sipas saj i takon LDK-së.

“Ne baze te rezultatit zgjedhor te 6 tetorit dhe ne baze te dispozitave aktuale kushtetuese, ku presidenti zgjidhet nga parlamenti, posti i presidentit i takon LDK-se. Pike!”, ka shkruar Lama.

“Ne rast se merren vesh per ndryshim te kushtetutes rreth menyres se zgjedhjes, eshte dicka tjeter. Por kushtetuta nuk mund te ndryshoje pa 2/3 e votave te minoriteteve, pra edhe te Listes Serbe”, thuhet në postimin e saj./gazetametro.net

SHPËRNDAJE