Lajmërohet Donika Gërvalla, flet për zhvillimet e fundit në LDK

Anetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në partinë e saj.

Ajo ka akuzuar drejtuesit e partisë për lidhje me PAN-in dhe për hipokrizi.

Vdekja LDK-së nuk po i vjen vetëm nga ndërthurrja e interesave të kreut të saj me krahun politik të krimit në PAN, por në radhë të parë nga hipokrizia dhe oportunizmi i atyre që janë në strukturë, e shohin të vërtetën dhe nuk ndërmarrin asgjë për ta ndalur të tatëpjetën”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:

Naser Arifi i paska rënë pikës, i guximshëm dhe i sinqertë deri në fund.

Pikërisht kështu si i ka përshkruar Naseri i njoha edhe unë “perlat e reformatore ” të Lidhjes. Në kafe gojën plot reforma, në mbledhje, kryesi, KP apo Kuvend heshtje varri.

Vdekja LDK-së nuk po i vjen vetëm nga ndërthurrja e interesave të kreut të saj me krahun politik të krimit në PAN, por në radhë të parë nga hipokrizia dhe oportunizmi i atyre që janë në strukturë, e shohin të vërtetën dhe nuk ndërmarrin asgjë për ta ndalur të tatëpjetën.

 

SHPËRNDAJE