Lajmërohet Fjolla Morina pas vendimit të Gjykatës së Kukësit për arrest shtëpie

Ditën e djeshme Gjykata e Kukësit vendosi që Fjolla Morina të dënohet me arrest shtëpie.

Këngëtarja është e detyruar të qëndrojë në qytetin e Kukësit në një shtëpi me qera deri në përfundimin e hetimit dhe daljen e saj në gjyq për armëmbajtje pa leje.

Ndërsa, tani ajo është bërë e ‘gjallë’ në rrjete sociale, teksa ka publikuar disa video me vajzën e saj të vogël, gjë për të cilën u tha se ishte ajo pikërisht arsyeja që FJolla i shpëtoi burgut duke qenë se ka një fëmijë të mitur.

Në çantën e këngëtares u gjetën dy armë, njëra në bagazh, ndërsa tjetra në ulësen e pasme të veturës së tipit Audi Q7.

SHPËRNDAJE