Lajmërohet Isa Mustafa, i tregon Kurtit si të veproj me reciprocitetin?

Që nga sekretari amerikan i Shtetit e deri te ambasadori amerikan në Kosovë, janë përsëritur thirrjet për heqje të tarifës.

Këtu përfshihen edhe kërkesat e emisarit të Trumpit, Richard Grenell, i cili ka dëshmuar se vendos shpejt e prerazi aty ku ndërmjetëson.

Ai do që tarifa të hiqet dhe këtu të përfundoj gjithçka rreth ideve të sanksionimit.

Derisa Kryeministri Kurti po i reziston presionit amerikan, Isa Mustafa thotë se vetëm një gjë është e rëndësishme: koordinimi me Amerikën.

Lëvizja Vetëvendosje e LDK-ja pjesë të marrëveshjes për qeverisje e kanë pasur zëvendësimin e tarifës ndaj produkteve serbe me masa të reciprocitetit.

Mirëpo Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin pjesërisht këtë pikë të marrëveshjes. Kërkojnë heqjen e taksës, por i thonë jo reciprocitetit.

Që nga sekretari amerikan i Shtetit e deri te ambasadori amerikan në Kosovë, janë përsëritur thirrjet për heqje të tarifës.

Këtu përfshihen edhe deklarimet e emisarit të Trumpit, Richard Grenell, i cili ka dëshmuar se vendos shpejt e prerazi në cështjet mes Kosovës e Serbisë. Ai do që tarifa të heqët dhe këtu të përfundoj gjithçka rreth ideve të sanksionimit.

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, i pyetur nëse mbron idenë e vendosjes së reciprocitetit edhe pas presionit amerikan, ka thënë se thelbësore është bashkërenditja me SHBA’në. Të tjera ai i quan modalitete.

“Themelore është që procesi të bashkërenditet me SHBA-të, si partner strategjik i yni. Çështjet e tjera mbesin modalitete”, ka thënë Mustafa për Express.

Ndërkaq Zyra për Media e LVV’së ka thënë se për cështjen e reciprocitetit qëndrojnë pas asaj që janë marrë vesh me LDK’në.

Qëndrimin zyrtar të LVV’së e ka thënë Kurti dy ditë më parë në Konventën e Prodhuesve të Kosovës. Edhe pas thirrjeve të SHBA’së për heqje të menjëhershme të taksës, pa vendosje të masave të tjera, Kryeministri Kurti ka thënë se do të vendosë reciprocitet të plotë.

“Do të zëvendësojmë tarifën 100% dhe do të zbatojmë reciprocitetin e plotë tregtar me Serbinë sikurse me secilin shtet. Tarifa ka qenë vendim i qeverisë së kaluar. Ne nuk jemi për tarifa si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit por për reciprocitet si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve.

Në deklaratat e mëhershme të tij si kryeministër, Kurti ka thënë se nuk do që të lë hapësirë mes tarifës dhe reciprocitetit.

Sipas Kryeministrit, fillimisht do të vendos masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, e më pas do të heqë tarifën.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE