Lajmërohet Kurti, e pranon këtë fakt për koalicionin me LDK-në

Po flitet një koalicion i mundshëm mes LDK-VV-së.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për herë të parë ka deklaruar se posti i kryeministrit nuk është kushti kryesor i një koalicioni parazgjedhor në mes LDK-së dhe LVV-së.

Kurti, duke folur në RTV Dukagjini, ka thënë se pavarësisht nëse shkojnë ose jo në koalicion me LDK-në, Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme.

“Mirëpo, do të ishte mirë që ne të bëjmë një koalicion parazgjedhor me LDK-në, në mënyrë që zgjedhjet t’i fitojmë para zgjedhjeve. Në këtë mënyrë gara e subjekteve të tjera do të ishte për vendin e dytë”, tha Kurti, përcjell Telegrafi.

Kurti ka folur edhe lidhur me mundësinë e hyrjes në koalicion parazgjedhor, në qoftë se LDK insiston në postin e kryeministrit.

Ai tha se grupet punuese të dy subjekteve politike janë duke biseduar në harmonizimin e qëndrimeve dhe të programeve dhe ndarjen e funksioneve dhe secili subjket e do kandidatin e saj për kryeminsitër.

“Unë asnjëherë nuk kam thënë se me çdo kusht duhet të jem unë. Asnjëherë nuk e kam thënë një gjë të tillë. Le të merremi vesh çka po duam, pastaj merremi vesh për emrat”, tha Kurti.

Ai tha se një qeveri e udhëhequr nga koalicioni LDK-LVV do t’i sillte vendit stabilitet, zhvillim ekonomik dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

SHPËRNDAJE