Lajmërohet Milot Rashica: Ka një përgjigjje për të gjithë skuadrat që po e kërkojnë

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, duket se nuk e ka ndërmend që të largohet nga Werder Bremeni, së paku deri në përfundimin e këtij sezoni.

Werder Bremeni e mbyllit vitin 2019 me 14 pikë në pozitën e 16’të, pozita kjo e cila siguron vetëm ndeshjet e ‘play-offit’ për mbijetesë.

Por, Milot Rashica është duke kaluar njërin nga sezonet më të mirë në karrierën e tij në aspektin individual. Sulmuesi vushtrrias nga 15 paraqitje të tij në Bundesligë dhe Kupë ka shënuar 9 gola dhe dhuruar 3 asistime.

Duke parë formën e tij të lartë, shumë skuadra të njohura europiane shprehen interesim për 23 vjeçarin. Së fundmi u raportua se garës i hyri edhe Aston Villa, e cila dha një ofertë të majme në drejtim të Rashicës.

Por, Milot Rashica duke se nuk po e mendon largimin. Sulmuesi i Kosovës ka thënë se nuk është duke planifikuar largimin dhe se është i fokusuar te Werder Bremeni.

“Nuk jam duke menduar largimin. Në futboll ju nuk mund të planifikoni shumë. Në këtë moment unë jam i fokusuar vetëm te Werder Bremeni që të kthehemi në rrugë të mbarë” – ka deklaruar Rashica.

SHPËRNDAJE