Lajmërohet Mogerini, lë pa fjalë me këtë deklaratë për marrëveshjen Kosovë – Serbi

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme e Siguri, Federica Mogherini, deklaroi sot në Vjenë se BE do të mbështesë cilëndo marrëveshje midis Serbisë e Kosovës, që do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, Unioni nuk mbështet shtetet e pastra etnikisht.

Po punojmë për arritjen e një marrëveshjeje juridikisht detyruese dhe jemi të përcaktuar që bisedimet të mbyllen brenda disa muajve të ardhshëm, që do të jetë një punë e vështirë, por jo e parealizueshme, u shpreh Federica Mogherini pas takimit joformal të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, transmeton Koha.net.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur në të gjitha qarqet po diskutohet mundësia e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

SHPËRNDAJE