Lajmërohet Muharrem Sfarqa, kjo është gjendja e tij shëndetësore pas aksidentit që pësoi mbrëmë!

Mbrëmë u raportua se ka pësuar aksident dhe është lënduar ish-kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, raporton Gazeta Blic. 

Sfarqa përmes rrjetit të tij social “Facebook”, ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore.

Ai ka treguar se aksidenti ka ndodhur në fshatin Rahovicë teksa po ktheheshin nga qëndrimi si mysafirë së bashku me ish-drejtorin e Bujqësisë Ismet Vranovcin. (Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Postimi i plotë i Sfarqës:

‘Njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se sonte, derisa po ktheheshim nga qëndrimi si mysafirë, së bashku me ish-drejtorin e bujqësisë Ismet Vranovcin, patëm një aksident trafiku në fshatin Rahovicë. Për fat të mirë, shpëtuam pa lëndime të rënda. Pas ndihmës së parë, jemi në shtëpi”.