Lajmërohet në panik, komandanti që po përflitet si i akuzuari i parë nga Gjykata Speciale

Njëri nga udhëheqësit e UÇK-së, e tashmë anëtari i Nismës për Kosovën, Shukri Buja që po përflitet si njëri nga të akuzuarit e parë nga Gjykata Speciale, i kontaktuar nga Gazeta Blic nuk ka dashur të komentojë këtë çështje.

Buja se nuk ka asnjë informacion dhe nuk ka lexuar lajmet, duke u habitur kështu dhe duke mos pranuar që të komentojë.

”Nuk kam koment, nuk kam koment”, përsëriti ai.

Ai nuk ka dashur të flasë as për qëndrimin që mban karshi kësaj gjykate.

Ndryshe, në media është bërë e ditur se Shukri Buja radhitet në të akuzuarit e parë nga Gjykata Speciale e cila do të hetojë krimet e luftës në Kosovë deri në vitin 2000.

Krahas tij janë edhe Azem Syla dhe Sokol Dobruna, gjithashtu edhe 60 ish-pjesëtar të tjerë të UÇK-së, përfshirë këtu krerët shtetërorë si Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Image result for shukri buja te gjitha lajmet

Kujtojmë që ditëve të fundit, Gjykata Speciale ka shkaktuar tension në skenën politike në Kosovë, pasi që 43 deputetë nënshkruan një kërkesë për shfuqizim, mirëpo një seancë e jashtëzakonshme për këtë çështje nuk u mbajt pasi që mungoi kuorumi në kryesi të kuvendit edhe pas 2 përpjekjeve.

Lidhur me këtë çështje kanë reaguar fytyra të njohura të politikës në Kosovë, gjithashtu edhe ambasadorët që këtë çështje e konsideronin si thikë pas shpine për SHBA-në.

Aktakuzat e para të Gjykatës Speciale priten të ndodhin në fillim të vitit 2018-të./GazetaBlic

SHPËRNDAJE