Lajmërohet Rikallo, një ditë pasi kryeministri paralajmëroi shkarkimin e tij

Një ditë pasi që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj paralajmëroi se është vetëm punë ditësh shkarkimi i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, ky i fundit u shfaq pas shumë kohës në një aktivitet.

Kreu i Ministrisë së Bujqësisë nënshkroi edhe një memorandum mirëkuptimi, pas një kohe të gjatë që nuk ishte parë në media, në aktivitetet e ministrisë.

Madje, në ceremoninë e nënshkrimit ai tregoi se mbështetja e ministrisë për avancimin e veprimtarisë së shoqatës do të rritet në vazhdimësi.

Shkarkimi i Rikallos ishte edhe kusht i vënë nga PSD për të votuar buxhetin e vitit 2019’të.

Kryeministri Haradinaj u deklarua se ai do të shkarkohet kur t’i vjen radha.

“Kur ti vjen reni edhe atij e hjekim, pse jo”, deklaroi shkurtimisht ai.

Express, duke u thirrur në burime nga Qeveria dje ka raportuar se Rikallo është paraparë të shkarkohet më së largu deri në fund të kësaj jave.

Ndërkaq, nga Ministria e Bujqësisë kanë deklaruar se Ministri ka disa kohë që nuk ka dalë në vend të punës./Express

SHPËRNDAJE