Lajmërohet Xhavit Haliti tregon se a është marrë në pyetje sot nga Policia e Kosovës

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëherit Deputeti nga radhët e PDKs-së, Xhavit Haliti tha se është e vërtetë që është marrë në pyetje nga policia, për incidentin që ndodhi me Deputetin e LDK-së, Arben Gashi.

Por Haliti në një bisedë të shkurtër për “Gazeta Blic”, ka mohuar që intervistimi nga Policia është bërë në ditën e sotme.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

“Sot gjatë tërë ditës kam qenë në Kuvend, unë i respektojë institucionet shtetërore kurdo që të ka nevojë unë merrem në pyetje. Sot jo por një ditë tjetër unë jam marrë në pyetje kam treguar çka ka ndodhur”, ka deklaruar Haliti

Ndryshë në media u raportua se, Deputeti i Kuvendit të Kosoës, Xhavit Haliti, është intervistuar sot nga Policia e Kosovës lidhur me rastin që ndodhi në Kuvend më 18 maj të këtij viti.

Haliti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale të sulmit ndaj deputetit nga radhët e LDK- së, Arben Gashi.

E lajmin që Haliti në ditën e sotme është intervistuar nga Policia e ka konfirmuar edhe Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha.
Lidhur me këtë ngjarje, më 29 maj të këtij viti ka dhënë deklaratë në Polici edhe Arben Gashi, në cilësinë e të dëmtuarit.

Ndërkaq, për këtë rast deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj po dyshohet për veprën penale të kanosjes.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE