LAJMI I FUNDIT: Arrestohet një aktivist i Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se policia ka arrestuar aktivistin Egzon Balaj.

Sipas VV-së Balaj është arrestuar derisa po kalonte në kufirin me Republikën e Shqipërisë.

“Ai është dërguar menjëherë në paraburgim kurse i është thënë se arrestimi i tij është për shkak të pjesëmarrjes në një aksion të vitit 2015. Pushteti është duke vazhduar përndjekjen e aktivistëve derisa është krejt i pazotë përballë keqbërësve më të mëdhenj të vendit”.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

“Aktivistët e VETEVENDOSJE!-s dhe aksionet e organizatës gjithmonë janë në mbrojtje të së mirës publike. Asnjë gjyqi as policie nuk do të duhej t’i pengonte kjo. Sistemi gjyqësor e ka humbur orientimin duke e përndjekur VETËVENDOSJE!-n ose duke mbushur burgjet me njerëzit më të përjashtuar dhe të varfër e ndërkohë duke i mbyllur sytë krejtësisht para krimit e korrupsionit”, thuhet në njoftim.

SHPËRNDAJE