LAJMI I FUNDIT: Brukseli vjen me një afat për Kosovën, brenda 4 muajve duhet ta bëni këtë gjë

Presioni i Brukselit ndaj institucioneve të Kosovës vazhdimisht po rritet sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Kësaj radhe, Burkesli i ka caktuar afat palës kosovare se kur duhen ta hartojnë statutin e këtij Asociacioni.

Në faqen zyrtare të saj, Bashkimi Evropian vlerëson se njoftimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj për dhënien e mandatit ekipit menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit -Komunitetit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është shumë i mirëpritur.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“Procesi i hartimit të Statutit ka filluar dhe do të bëhet brenda një afati kohor prej katër muajsh.

Ky hap i shumëpritur lejon zbatimin e Marrëveshjes së Dialogut mbi Shoqatën / Komunitetin e komunave me shumicë serbe, e cila është një detyrim që Kosova ndërmori në dialogun e lehtësuar të BE-së, marrëveshjet e Brukselit të Prillit 2013 dhe Gusht 2015”, thuhet në njoftimin e tyre.

BE thekson se do të ftojë Kryenegociatorët nga Beogradi dhe Prishtina, ekipet e tyre, Ekipin Drejtues dhe ekspertët teknikë për diskutime në Bruksel, për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim në procesin e hartimit./Express

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/brukseli-ia-jep-4-muaj-afat-kosoves-per-hartimin-e-statutit-te-asociacionit-520638/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHPËRNDAJE