LAJMI I FUNDIT: Daut Haradinaj rikthehet në Kosovë

Dy ditë më parë u raportua lajmi i pavërtetë se deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj u ndalua nga autoritetet austriake në bazë të një flet-arresti të lëshuar nga Serbia.

Kjo u demantua menjëherë, pasi që kontrolli ishte rutinor dhe ai vazhdoi me vizitën e tij në Austri.

Ndërkaq, Ballkani.info merr vesh se Haradinaj sonte është rikthyer në Kosovë.

Të kujtojmë se dje, kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjes pas ftesës që i është bërë nga Gjykata Speciale.

Ndërkaq sot, partneri i tij i koalcionit, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se pas dorëheqjes së Haradinajt, zgjedhjet e parakohëshme janë të pashmangshme. Njëjtë ka thënë dje edhe Haradinaj, si dhe partitë opozitare, LDK, VV dhe PSD.

Tash pritet që të shpërbehet Kuvendit dhe brenda afatit 45 ditësh të caktohet data e zgjedhjeve.

SHPËRNDAJE