Lajmi i fundit: Detaje se si vdiq 62 vjeçari nga Peja

Është gjetur i vdekur 62-vjeçari, Idriz Muriqi, i zhdukur nga mëngjesi i 22 majit në Pejë.

Viktima u gjet nga FSK’ja, 300 metra larg urës tek Llugat e Drinit, në Sarandan të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

“Në vazhdimin e hetimeve është identifikuar një zone e caktuar ku do të mund të gjendet personi i zhdukur, kështu që janë angazhuat edhe njësitet e specializuara të FSK’së të cilët së bashku me policinë e Kosovës kanë vazhduar kërkimin nëpër ujërat e lumit “Drini i Bardhe”, ky kërkim sot rreth orës 14:00 ka rezultuar me gjetjen e kufomës në vendin e quajtur Llugat e Drinit në fshatin Saradran (Istog)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë së Kosovës dhe me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë dërgohet në Departamentin e Mjekësisë ligjore për obduksion.

Familjarët e të ndjerit kanë falënderuar të gjitha institucionet relevante që ndihmuan për kërkimet për gjetjen e tij.

SHPËRNDAJE