Dorëzohet LDK-ja: Nuk mund të garantojmë për AKR-në dhe për disa deputetë!

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se koalicioni LAA është shumë stabil.

Sipas saj, nuk ka asnjë indikacion që dikush nga LAA, në këtë rast AKR do ta votoj PAN-in.

“Megjithatë, ne nuk mund të garantojmë për AKR-në dhe për disa deputetë!”, ka thënë ajo në emisionin “Interaktiv” të KTV-së.

Duke folur për ultimatumin e Pacollit, i cili ka thënë se nëse marrëveshja VV- LDK nuk arrihet brenda 10 ditësh, atëherë ai do të lëviz, Bajrami ka thënë se nuk është kohë ultimatumesh.

Ajo ka thënë se fillimisht duhet të themelohet Kuvendi, e pastaj duhet të vazhdojmë me hapat tjerë për arritjen e koalicionit.