LAJMI I FUNDIT: Dyshohet për një fëmijë të varrosur në oborrin e QKUK-së

Ekipet e policisë dhe krimteknikës i janë përgjigjur një thirrje të qytetarëve, pasi dyshohej se një trupi i një fëmije të vdekur është varrosur në hapësirën e Qendrën Klinike Universitare në afërsi të Klinikës së Gjinekologjisë.

Florie Ahmeti, zëdhënës e Policisë Rajonale të Prishtinës ka bërë të ditur se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, por nuk është gjetur diçka për të cilën dyshohej.

Bëhet e ditur se dikush nga qytetarët ka groposur një kafshë të vogël shtëpiake, e që pastaj kishin lidur dyshimet se është varrosur ndonjë fëmijë.

————————————————————————————–
Kjo ishte përplasja ‘historike’ mes Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit:

————————————————————————————–

“Ende nuk e kemi raportin përfundimtar dhe nuk mund të japim më shumë detaje, por rasti është mbyllur, pasi nuk është gjetur ajo për çka dyshohej”, ka thënë Ahmeti.

————————————————————————————–
Shikoni si vallëzon çuditshëm Mimoza Kusari në Amerikë
————————————————————————————–

SHPËRNDAJE