LAJMI I FUNDIT: Isa Mustafa merr vendim të papritur për nesër pas humbjes në Podujevë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thirrur mbledhje të Grupit Parlamentar të partisë së tij.

Mbledhja është thirrur për nesër në ora 14:00.

Burime të Gazeta Blic, bëjnë të ditur se temë diskutimi do të jetë zgjedhja e presidentit të ri, por edhe humbja e zgjedhjeve në Komunën e Podujevës.

“Nesër është thirrur mbledhje e grupit parlamentar. Mbledhja do të mbahet nesër në ora 14:00. Do të diskutohet presidenti i ri dhe humbja e zgjedhjeve në Podujevë”, i ka thënë ky burim Gazetës Blic.

LDK e Isa Mustafës, i ka humbur zgjedhjet në Komunën e Podujevës, pas 18 fitoreve radhazi, në nivele lokale e qendrore.

Pas kësaj humbje, janë ngritur zëra të largimit të Isa Mustafës nga drejtimi i partisë.

Gani Geci, ish-deputet i LDK-së, ka kërkuar që në vend të Mustafës, në krye të LDK-së, të vijë Kujtim Shala.