LAJMI I FUNDIT: Kolegji “Mehmet Akif” tregon se ku ndodhen turqit e arrestuar

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë arrestuar gjashtë shtetas turq që po qëndronin në Kosovë. Përmes një njoftimi të dërguar për media nga Kolegji ‘Mehmet Akif’ është bërë e ditur se dy prej turqve të arrestuar dje nga Policia e Kosovës janë duke u mbajtur në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë ndërsa tre të tjerë po mbahen të fshehur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinës teksa për njërin prej tyre thuhet se nuk dihet ku gjendet.

Sipas tyre avokatët dhe familjarët e personave në fjalë nuk iu është dhënë e drejta e kontaktit dhe nuk i është dhënë asnjë informacion në lidhje me ta, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu u është bërë thirrje gjitha institucioneve, medieve dhe shoqërive civile që të kërkohet llogari nga institucionet në fjalë dhe të bllokohet urgjent depërtimi i jashtëligjshëm i tyre./Indeksonline/(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje )