Ndërron jetë aktori i njohur turk

Në moshën 57 vjeçare, ka ndërruar jetë nga jeta aktori i njohur turk Mehmet Uslu.

Mediat turke raportuan se aktori turk ndërroi jetë dje në një spital të Stambollit. Aktori po kurohej nga kanceri në mushkëri, të cilit nuk arriti t’i mbijetojë, shkruan rtv21.

Në varrim të aktorit kanë marrë pjesë emra të njohur të kinematografisë turke, të cilët i dhanë lamtumirën mikut të tyre.

Për publikun shqiptar, Mehmet është bërë i njohur nga seriali “Lugina e Ujqërve”.

SHPËRNDAJE