LAJMI I FUNDIT: Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë, gjimnazistët e Frang Bardhit arrijnë shëndosh e mirë në Mitrovicë

Dje Shqipëria u godit nga disa tërmete të fuqishme që dridhën shumë vende të Ballkanit duke përfshi edhe Kosovën, raporton gazeta online veriu.info.

Pikërisht në këtë kohë nxënësit e gjimnazit “Frang Bardhi” ishin duke qëndruar në qytetin e Durrësit në ekskursionin tradicional të maturantëve që organizohet çdo vit, aty ku shumë afër ishte edhe epiqendra e tërmetit në një largësi prej 6 kilometra.

Menjëherë pas këtyre tërmeteve nxënësit e gjimnazit “Frang Bardhi” janë kthyer në Mitrovicë shëndosh e mirë. Ata kanë arritur sot në shtëpitë e tyre.

Një vendim të tillë për kthimin e parakohshëm të nxënësce e ka marrë komuna e Mitrovicës.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një postimi në facebook ka konfirmuar vendimin për kthimin e parakohshëm të nxënësve dhe se kjo është bërë për sigurinë e tyre.

Sipas Bahtirit që nga momenti që tërmeti goditi Shqipërinë ai ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me stafin arsimor që po udhëheqnin vizitën e nxënësve në Shqipëri.

Bahtiri u ka kërkuar falje nxënësve për një vendim të tillë por që gjithë kjo është bërë për sigurinë e tyre, kurse të gjithë të lënduarve në Shqipëri u ka uruar shërim të shpejt.

Paniku i madh kishte përfshirë edhe prindërit e nxënësve që gjendeshin në Shqipëri, por që për fat të mirë gjithçka ka përfunduar më së miri pa pasoja.

Nxënësit janë kthyer 1 ditë më herët se sa që ishte planifikuar.

Kujtojmë që tërmetet që goditën Shqipërinë dje ishin më të fortit në 3 dekadat e fundit.

Raportohet që edhe sot janë dëgjuar lëkundje por që kanë qenë të një intensiteti më të ulët./veriu.info/

Postimi i plotë i Bahtirit në rrjetin social facebook:

Pas tërmeteve të një pas njëshme të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, komuna e Mitrovicës ka marrë vendim për kthimin e parakohshëm të gjimnazistëve që ndodheshin atje për vizitë.

Gjatë gjithë kohës kam qenë në kontakt direkt me stafin arsimor që e ka udhëhequr vizitën, për t’u kujdesur për sigurinë e nxënësve tanë.

Megjithatë, në fund kemi marrë vendim për kthimin e tyre në Mitrovicë, me ç’rast iu shprehu keqardhje nxënësve tanë, por që kjo është bërë për sigurinë e tyre. Fatmirësisht, asnjë nxënës nuk ka pësuar kurrfarë dëmi.

Qytetarëve të Shqipërisë të lënduar nga dridhjet e tokës, iu urojmë shërim të shpejt dhe lutem që raste të tilla të mos përsëriten asnjëherë.

AB

SHPËRNDAJE