Qeveria merr vendimin, nga nesër ndalohet qarkullimi në rrugë nga ora 10:00-16:00 dhe 20:00-06:00

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kufizim të lëvizjes nëpër qytete, pas gjendjes së krijuar pas shfaqjes së pandemisë Coronavirus, dhjetë ditë më parë, në Kosovë.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga nesër të caktojë orarin e kufizuar të lëvizjes së qytetarëve në qytet, në këmbë dhe me automjete.

Votat janë dhënë nga të gjithë ministrat.

Sipas vendimit, që pritet të publikohet së shpejti, lëvizja ndalohet nga ora 10:00 deri në 16:00. Nga 16:00 deri në 20:00 lejohet lëvizja, ndërkaq nga 20:00 deri në 06, pra në mëngjes ndalohet lëvizja.

Gjithsesi, do të ketë përjashtime për shërbime të caktuara që lidhen me menaxhimin e pandemisë.

Vendimi parasheh edhe kufizimin e lëvizjes këmbë, në rrugë, të më shumë se dy personave bashkë, dhe ajo në distancë 2 metra ndërmjet njeri-tjetrit.