LAJMI I FUNDIT: Raporti i progresit kritikoi direkt Hashim Thaçin për këtë gjë

Në faqen 16 të raportit të progresit është kritikuar në mënyrë eksplicite presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Aty thuhet që processi rekrutues dhe përzgjedhës për gjyqtarë e prokurorë janë organizuar nga Këshillat Gjyqësorë dhe Prokurorialë respektivisht dhe janë formalisht të bazuar në meritat e kandidatëve.

Por, në raport më tej thuhet që rekrutimi ka ngritur dyshime rreth korrektësisë së procesit, duke qenë se ishin tjetërsuar rregullat në mes të procesit përzgjedhës.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Pasi kishte hasur në kritika, procesi ishte anuluar dhe ishte përsëritur. Edhe procesi i fundit për përzgjedhjen e presidentëve për Gjykatën Supreme dhe atë të Apelit ka ngritur shqetësime në këtë drejtim – thuhet në raport./periskopi